Integrimi i mjekëve të huaj në Gjermani
Fachsprachenprüfung (Provim mjekësor i gjuhës gjermane)
Germany is one country but consists of 16 different states (“Bundesländer”)……
Gjermania është një shtet, por përbëhet nga 16 nenshtete të ndryshme ("Bundesländer"). Çdo shtet ka zyrat e veta të Urdhrit te mjekëve (Kamera Arzt ) dhe autoritetet e veta shëndetësore, si edhe ligjet dhe rregulloret e tyre. Që nga janari i vitit 2017, të gjithë mjekët e huaj që duan të punojnë në Gjermani duhet të kalojnë provimin e gjuhës mjekësore në nivelin C1 ,të ashtuquajturën "Fachsprachenprüfung", në mënyrë që të marrin një liçencë të përhershme për të praktikuar profesionin në Gjermani që quhet ("Approbation") ose për ata që kanë studiuar Mjekësi ne vende jashtë BE-së ,nje liçensë të përkohëshme për të ushtruar mjekësi. (Berufserlaubnis) .Ky provim i gjuhës mjekësore në nivelin C1 kryhet në secilin shtet ekskluzivisht nga Kamera Arzt (dhoma e mjekëve) dhe në disa shtete, ky provim i gjuhës mjekësore gjermane është shumë më i lehtë sesa në disa shtete (Bundesländer) te tjera.
Europework e di saktesisht si ta filloni ne Gjermani !
Ne që punojmë në Europwork e dimë saktësisht në cilin nga vendet e përmendura provimi i gjuhës mjekësore është më pak i vështirë. Ky provim është elementi më i rëndësishëm në procesin tuaj të imigracionit në Gjermani. Në mënyrë që të merrni një liçencë për të praktikuar Mjeksine ("Approbation") në Gjermani, së pari duhet të kaloni "Fachsprachenprüfung"!
Përgatitja juaj për provimin e gjuhës mjekësore vijon si më poshtë: Nëse vini në Gjermani me një çertifikatë B2-te gjuhës gjermane, duhet të bëni kurs te gjuhes së përgjithshme gjermane deri në nivelin C1 dhe kjo zgjat 2 muaj. Me pas bëhet kurs special për gjermanishten mjekësore në nivelin C1 me kohëzgjatje prej një muaji.
Dallimet ndërmjet Kamera Arzt ( Urdhrit te Mjekëve) dhe Autoritetit Shëndetësor.
Autoritetet shëndetësore janë përgjegjëse për dhënien e liçencës për të praktikuar Mjeksinë në Gjermani ("Approbation).
Dhomat e mjekëve ( Kamera Arzt) janë përgjegjës për provimin e gjuhës (dhe rregulloret e arsimit të vazhdueshëm).
Dhomat e mjekëve vlerësojnë se sa vite të trajnimit qe keni kyer jashte Gjermanise dhe përvojat e punës do të njihen në Gjermani.
Sapo të keni liçencën tuaj gjermane për të praktikuar Mjeksinë, ju duhet të bëheni anëtar i dhomës së mjekëve në shtetin ku jeni i punësuar.
Non EU Doktors:
Per mjekët e vendeve që nuk janë në BE ,Europework mund tju ndihmojë me provimin e Konvertimit dhe Njohjes se Diplomes : “Gleichwertigkeitsprungfung” dhe “Kenntnisprüfung”
Mjekët që kanë përfunduar studimet e tyre për Mjekësi në një vend jashtë BE-së, së pari do të marrin një liçencë të përkohshme për të praktikuar ("Berufserlaubnis"). Kjo licencë e përkohshme për të punuar është e vlefshme për dy vjet dhe lidhet me një shtet specifik dhe gjithashtu me një klinikë apo spital specifik.
Gjatë kësaj kohe, CV juaj akademike që vini nga një vend jo-BE do të vlerësohet nga autoriteti shëndetësor. Kjo procedurë quhet "provë e ekuivalencës" ("Gleichwertigkeitsprüfung") ose "Defizitprüfung". Nëse CV juaj akademike konsiderohet e barabartë me kurrikulën akademike gjermane, menjëherë do të merrni një liçencë të përhershme për të praktikuar mjekësi në Gjermani ("Approbation ").
Nëse kurrikula juaj akademike nuk konsiderohet e barabartë, ju kërkohet të bëni një provim të njohurive me gojë ("Kenntnisprüfung") në Gjermani. Ky provim i njohurive me gojë zgjat 90 minuta dhe bëhet nga 3 profesorë për tre tema: Kirurgji / Mjekësi e brendshme dhe një temë e zgjedhur. Kjo vlen për të gjitha shtetet. Sidoqoftë, ekzistojnë dallime të mëdha në nivelin e vështirësisë së këtij provimi në varësi të shtetit ku jepet provimi.
Falë përvojës sonë shumë vjeçare në Europework, ne mund të vlerësojmë saktësisht në cilin shtet janë shanset më të larta që kurrikula juaj akademike qe vini nga nje vend jo-BE do të vlerësohet si ekuivalent, në mënyrë që ju të mos duhet të merrni pjesë në provimin e njohurive me gojë. (Kenntnisprüfung)
Në rast se një mjek duhet të marrë pjesë në këtë provim të njohurive me gojë, ne gjithashtu mund të vlerësojmë shumë mirë në cilin shtet ka më shumë gjasa ta kaloni provimin.
Praktikë në spitalet gjermane
Europework ka një përvojë të gjatë me spitalet në Gjermani, kështu që ne mund të organizojmë një praktikë për ju si mjek vëzhgues. Prandaj, ju duhet të keni një diplomë të gjuhës gjermane në nivelin B2-C1. Disa spitalorë kërkojnë një diplomë B2, por kryesisht kërkojnë një nivel C1. Në përgjithësi spitalet ofrojnë ushqim dhe strehim.
Shpërblimi për mjekët në Gjermani:
Pagesa është pak a shumë e njëjtë, pavarsisht në cilin spital po punoni. Nuk ka rëndësi gjithashtu se në cilën fushë po punoni, kështu një psikiatër merr të njëjtën pagë si një kirurg. Pagesa bëhet ne javën e fundit të çdo muaji.
Pas-diplomuar (ndihmës-mjek) )
Përvojë 1-vjeçare €4.402, -
përvojë 2 vjeçare €4.651, -
përvojë 3 vjeçare €4.830, -
përvojë 4 vjeçare €5.139, -
përvojë 5 vjeçare €5.507, -
përvojë 6 vjeçare €5.658, -
Mjekët specialistë e kanë filluar nga 5.810 €, - deri në rreth 9.000 €, - (në varësi të viteve të përvojës).
Curriculum Vitae
JU KENI VETËM NJË SHANS PËR TË LËNË IMPRESSION TË PARË !
Informacion i pergjithshem:
- Letër motivimi: një përshkrim kuptimplotë i arsyeve tuaja pse doni të punoni në një fushë specifike;
- Cilat përgjegjësi / detyra keni pasur në punën tuaj të mëparshme dhe të tanishme (Cilat trajtime dhe procedura kryeni )?
Ndertimi :
1. Foto
Shtoni në CV-në tuaj një fotografi qe keni bere së fundmi.Mos harroni të buzëqeshni! Kini kujdes të vishni rroba të rregullta dhe profesionale (nëse jeni mashkull, vishni kravatë). Vendosni fotografinë në CV tuaj, në skajin e sipërm të djathtë të faqes së parë (para të dhënave personale).
2. Të dhënat personale
Emri, mbiemri, adresa, numri i telefonit, adresa e-mail, data e lindjes dhe vendi i lindjes, gjinia, gjendja martesore.
3. Arsim
Universiteti i Edukimit (adresa me Homepage) nga kur deri kur (date.muaj.vit) deri (date.muajj.vit).
4. Karriera profesionale
Kualifikimi i specializuar, asistenca, etj.
Gjithmonë emërtoni klinikat me adresën Homepage dhe specifikoni se kur deri kur (date.muaj.vit) deri (date.mauj.vit).
5. Asnjë shkurtim emrash!
Gjithmonë shkruaj emra të plotë!
6. Botimet
Ju lutemi kini kujdes të shkruani referenca të plota. Emërtoni titullin, të gjithë autorët dhe bashkautorët, emrin e artikullit dhe në cilin vit u botua puna juaj.
7. Gjuha
Filloni me gjuhën amtare, pastaj emërtoni të tjerat. Cilin nivel të gjuhës flisni ? Shembull: B2 / C1 / C2.
8. Lista e Operacioneve
Tek kirurgët dhe anestezistët: ju lutemi shkruani një katalog të OP në formën tabelare. Katalogu juaj duhet të përfshije operacione / ndërhyrje që keni bërë deri më sot dhe numrin e tyre. Ju lutemi bëni dallimin midis ndërhyrjeve që keni kryer në mënyrë të pavarur dhe atyre që keni kryer si asistentë. Vini re vetëm operacione / ndërhyrje që keni realizuar vetë; pa ndërhyrje në të cilat morët pjesë vetëm si vëzhgues!